Lajme Shqip Sunday, 30 October 2011 08:58

Washington – Fotografitë e reja të yllit të serialit “Friends”, Matthew Perry, e shfaqin atë shumë herë më të vjetër se sa ai realisht është. Një pamje mjaft ndryshe nga ajo figura djaloshare që i bëri për vete aq shumë admirues.

42 vjeçari u shfaq në Washington gjatë një takimi bamirësie me një pamje mjaft të keqe. Gjatë fjalimeve të tij në këtë takim bamirësie ai dukej mjaft i fryrë dhe i lodhur, dhe shumë herë larg rolit të Chandlerit, të cilin e luajti gjatë periudhës 1994-2004.

Por ajo çfarë nuk dinë shumë njerëz për të, është se Matthew jashtë skenës së “Friends” ka pasur një jetë të vështirë. Në vitin 1997 ai ju nënshtrua një programi rehabilitimi 28 ditor për shkak të varësisë nga substanca e quajtur vikodin. Tre vjet më pas, ju nënshtrua sërish rehabilitimit nga varësia ndaj opiumit dhe alkoolit. Sërish në 2002-shin u shtrua në spital për të njëjtën arsye.

Gjatë gjithë karrierës së tij ai ka pasur ndryshime të mëdha të peshës trupore. Urojmë që problemet e tij me varësinë ndaj narkotikëve të kenë marrë fund. (LajmeShqip.com)