Lajme Shqip Wednesday, 04 January 2012 10:20

E shikoni veten në pasqyrë dhe nuk e njihni më?

Zgjoheni në mëngjes dhe nuk e dini se cila do të jetë gjëja e parë që do të bëni? Nuk e dini më çfarë dëshironi në të vërtetë, vetëm sepse ai nuk është më pranë jush?

Mendoni për disa minuta, a ja vlen të vuash për dikë që nuk bën më pjesë në jetën tuaj?

Shumë femra e vuajnë mungesën e partnerit në jetën e tyre. Buzëqeshni pasi nuk është fundi i botës!

Duhet të mësoni të bëni diçka për veten tuaj. Zgjidhja më e mirë është të filloni disa aktivitete që të ndiheni mirë shpirtërisht dhe fizikisht.

Nuk duhet të bëheni mbartëse e ndjenjave negative dhe mos u zgjoni që në mëngjes me humor të keq. Duhet t’i jepni kohë vetës suaj, për të zbuluar edhe njëherë dëshirat dhe nevojat tuaja. Duhet të jepni më shumë nga vetja…

Zgjidhja perfekte është të dilni më shumë me shoqërinë dhe do t’a kuptoni që po të jeni beqare nuk është fundi i botës, mbase do të ndiheni më mirë në kërkim të së vërtetës. (LajmeShqip.com)