Tiranë – Mungesa e energjisë elektrike në disa zona të vendit, përfshi edhe disa lagje të kryeqytetit ka ardhur si pasojë e motit të keq.
Me anë të një njoftimi për shtyp, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes CEZ ka bërë me dije se për shkak të situatës metereologjike jo të mirë, do të vijojë të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të vendit.
Mungesën e energjisë elektrike do ta vuajnë Hasi, Kukësi, Kalimashi, për arsye të kushteve të papërshtatshme të motit gjatë ditës së sotme. Po ashtu, bëhet e ditur se pa energji do të jenë edhe disa zona rurale në veri-lindje të vendit.
CEZ Shpërndarje njofton se do punohet për riparimin e defekteve në zonat e ndryshme në vend, por bllokimi i rrugëve nga bora ka sjellë vonesa dhe vështirësi në riparime.
Saturday, 07 January 2012 15:15