Lajme Shqip Friday, 11 May 2012 19:40

Pragë – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen deklaroi se qëndrimi i Aleancës në lidhje me anëtarësimin e Maqedonisë mbetet i pandryshuar edhe para samitit në Çikago, njofton korrespondenti i MIA-s nga Praga.

“Sa i përket Shkupit, ne veçanti,  kemi marrë vendim në vitin 2008, se jemi të gatshëm të fillojmë negociata për pranim, nëse gjejnë zgjidhje të përbashkët të pranueshme për emrin. Për fat të keq, nuk është bërë progres në këtë drejtim. Por, vendimi që e kami marrë para katër vjetëve, vlen akoma”, vlerësoi Rasmusen. (LajmeShqip.com)