Lajme Shqip Monday, 03 October 2011 12:46

Tiranë – Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, në një seancë që zhvilloi sot, vendosi  të riktheje për shqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë, çështjen kundër Aldo Bares, i akuzuar si kreu  i “Bandës së Lushnjes”.

Në këtë mënyrë, Gjykata e Apelit vendosi të rrëzojë vendimin e Gjykates se Shkalles së Pare për Krimet e Rënda që e ka dënuar të pandehurin Aldo Bare, me burgim të përjetshëm.

Vladimir Meçe, avokati mbrojtes i Aldo Bares, deklaroi se çështja ndaj klientit të tij u rikthye për shqyrtim për shkak të shkeljeve proceduriale  në procesin kundër  tij.

Pak muaj me pare,  Gjykata e Shkalles se Pare per Krimet e  Rënda vendosi  dënimin me burgim të perjetshem per  Aldo Baren,  për disa vepra të rënda penale, ndër to, disa vrasje të ndodhura vite me parë në vendin tonë në kuader të organizatës kriminale.

I akuzuari si kreu i ‘Bandës së Lusnjes”, u arrestua ne vitin 2006 në Turqi, për llogari të drejtesise shqiptare që e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.  Nderkohe qe, ai u ekstradua ne  Shqipëri  ne vitin 2009. Aktualisht, Aldo Bare ndodhet i izoluar në burgun e sigurise së larte në Tiranë.