Lajme Shqip Tuesday, 25 August 2015 20:55

Presidenti i Çekisë, Milos Zeman ka nënshkruar ligjin e ri i cili i jep kompetenca shtesë shërbimeve të spiunazhit, një përpjekje kjo për të ndaluar kërcënimet që mund të vijnë nga terrorizmi dhe krimi i organizuar.

Ligji i nënshkruar mundëson kompetenca më të mëdha për të monitoruar transaksiuonet financiare, taksat dhe komunikimin.

Kompetencat shtesë u kërkuan nga shërbimi i inteligjencës i njohur si BIS dhe ky propozim morri mbështetjen nga koalicioni qeverisës i qendrës së majtë.