Karakas – Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez ka shtruar sot pyetjen nëse SHBA ka zhvilluar një armë sekrete me të cilën mund shkaktohet kanceri dhe a e ka përdorur ajo kundër liderëve majtistë në Amerikën Jugore.
“A do të ishte e çuditshme që Amerika të ketë zhvilluar teknologji me të cilën mund të shkaktohet kanceri dhe ne asgjë të mos dimë për këtë?”, ka pyetur Çavez gjatë një fjalimi në një bazë ushtarake të vendit.
Presidenti i Venezuelës i është nënshtruar një trajtimi mjekësor kundër kancerit, ndërsa këtë pyetje e ka shtuar pas lajmit se kancer në gjëndrën tiroide ka edhe presidentja e Argjentinës, Kristina Kirhner.
“Ne do të jetojmë dhe do ta mundim kancerin”, i ka dërguar mesazh kryetares së Argjentinës Hugo Çavez.
Me kancer është diagnostifikuar edhe presidenti i Paraguait Fernando Lugoa, ajo e Brazilit, Dilma Rusev si dhe paraardhësi i saj Lula da Silva.
Thursday, 29 December 2011 21:00 