Lajme Shqip Friday, 27 May 2011 08:49

Prishtinë – Baronesha Catherine Ashton, Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëkohësisht edhe Nënkryetare e Komisionit, do të vizitojë sot Kosovën.

Nga zyra e EUSR në Prishtinë bëhet e ditur se Catherine Ashton gjatë vizitës së saj do të takohet me autoritetet kryesore të Kosovës dhe do të vizitojë EULEX-in dhe Prizrenin.

Ashton vjen në Kosovë pas vizitës së djeshme në Beograd, në kuadër të turit dyditor në Ballkan.