Carlos Slim është manjati i telekomunikacionit që kontrollon ‘America Movil SAB’, i cili renditet si personi më i pasur në botë. Këtë e bën të ditur Bloomberg, që klasifikon 20 personat më të pasur të botës vlerësuar nga performanca e tyre në tregjet dhe ekonominë botërore.
Renditja është publikuar sot së bashku me profilet e personave me më shumë para në botë, shoqëruar me një analizë të detajuar të financave të tyre dhe mënyrën se si i kanë arritur ato.
Pasuria e totale e 20-të më të pasurve kap vlerën e 678.8 miliardë dollarëve. Të ardhurat e Carlos Slim janë 68.5 miliardë dollarë, në vend të dytë vjen Bill Gates me 62.4 miliardë dollarë dhe në vend të tretë renditet Warren Buffet me 43.8 miliardë dollarë. Vendi i katërt mbahet nga suedezi Ikea Ingvar Kampard, dhe në të pestin është një tjetër europian Bernard Arnault, pronari i rrjetit Carrefour dhe Louis Vuitton.
Wednesday, 07 March 2012 15:07 