Pas lajmit zyrtar se një ndër çiftet më të famshëm të Hollivudit do të lidhnin kurorë këtë verë, publikohet edhe data e ceremonisë e cila deri më tani ishte mbajtur e fshehtë. Çifti Angelina Jolie dhe Brad Pitt do të lidhin me martesë më 11 Gusht bashkëjetesën disa vjeçare.
Kjo datë mësohet se nuk është zgjedhur rastësisht. Prindërit e aktorit janë martuar pikërisht më 11 Gusht dekada më parë dhe celebrojnë përvjetorin e tyre ndaj edhe Pitt ka zgjedhur të lidhë kurorë në këtë ditë.
Në fillim u fol për një ceremoni tepër intime, vetëm me miq të ngushtë dhe familjarë, por duke qenë se çifti ka mjaft miq, mësohet se në ceremoninë e martesës së tyre do të jenë të pranishëm mëse 300 të ftuar.
Një kishë e shekullit të 12-të është zgjedhur për të celebruar martesën e çiftit dhe në fshatin e vogël në Jug të Francës kanë nisur përgatitjet prej kohësh. Emrat e parë të personave të famshëm që do të jenë të pranishëm në dasmë dhe që janë bërë publikë janë George Clooney, Matt Damon, Johnny Depp dhe Tom Cruise.
Monday, 30 April 2012 15:29 