Lajme Shqip Friday, 18 May 2012 12:09

Kozmetika është një nga armët kyçe të femrave. Të gjithave u pëlqen që të duken të bukura. Një ndër aksesorët që ndihmojnë në këtë aspekt është edhe buzëkuqi.

Buzëkuqi i kuq është një nga armët joshëse që femrat dinë ta përdorin më së miri. S’ka rëndësi nëse jemi në verë apo në dimër, ngjyra e kuqe është gjithnjë në modë.

Këtë e kanë ditur mjaft mirë femrat e famshme të së kaluarës si Marilyn Monroe.

E kuqja tregon hijeshi edhe sensualitet. Ky është një element mjaft në modë dhe që shkon me çdo veshje. Madje sipas stilistëve ai kombinohet me çdo ngjyrë pasi ‘askush nuk arrin të bëhet kritik përballë buzëve ngjyrë qershie’.