Lajme Shqip Monday, 04 June 2012 17:40

Prishtinë -Indeksi i shkallës së varfërisë në Kosovë, sipas “Business Insider”, është 53.6%, inflacioni i Indeksit të Çmimit të Konsumit, 8.3% ndërkaq papunësia është 45.3%.

Në top 20 janë vende si, Afganistani, Bosnja e Hercegovina, Kenia Bjellorusia , Namibia , ndërkaq Zimbabve radhitet i pari në listë, si vendi më i varfër në botë, ku Indeksi i Shkallës së Varfërisë është 100.6%, Inflacioni i Indeksit të Çmimit të Konsumit, 5.6%, ndërkaq papunësia arrin shifrën prej 95.0%.

Indeksi i varfërisë, një teori kjo e krijuar nga Arthur Orkum, analizon papunësinë e një vendi me shkallën e inflacionit për të vlerësuar kushtet në terren. “Business Insider” ka krijuar një listë prej 197 shteteve dhe territoreve të ndryshme në botë, nga Afganistani në Zimbabve, për të përpiluar Indeksin e Varfërisë 2012.

Rezultatet janë të bazuara në të dhënat e “CIA World Factbook”, ku vlerësohen shifrat për shtete dhe territore që nuk kanë agjenci të besueshme lokale të raportimit. (LajmeShqip.com)