Si filmi më i mirë është vlerësuar filmi “Burrneshat”, në edicionin e 9-të të East Film Festival në Itali
Filmi “Burrneshat”, me regji të Laura Bispurit, i bazuar në romanin e shkrimtares shqiptare, Elvira Dones ka fituar çmimin si filmi më i mirë në edicionin e 9-të të East Film Festival në Itali, që është mbyllur më 1 gusht.
Filmi i regjisores italiane, Bispuri është mbështetur financiarisht edhe nga Qendra Kinematografike e Kosovës, ndërkohë, në kastën e aktorëve ka edhe aktorët shqiptarë si: Luan Jaha, Ilire Vinca, Flonja Kodheli…. Filmi që premierën botërore e pat në Berlinale, tashmë ka arritë të shpërblehet në disa festivale të ndryshme ndërkombëtare.
Monday, 03 August 2015 14:54