Tiranë – Minatorët e Bulqizës, kanë hyrë sot në ditën e 5-të të grevës së urisë, duke dhënë dhe shenjat e para të problemeve shëndetësore, ndërkohë që familjarët dhe bashkë qytetarëve e tyre, janë mbledhur që në orët e para të mëngjesit pranë ambientit të grevës, bëri me dije Luan Nika, kreu i përfaqësisë së minatorëve, i cili në përfundim të mbledhjes “rutinë ” deklaroi se “greva do vijoi normalisht.
Nesër në orën 6:00 të mëngjesit, do të diskutohet mundësia për të bllokuar edhe portën kryesore të ACR, duke mos lejojuar policinë dhe punonjësit të futen në firmë, për të nxitur ACR-në që të reagojë për zgjidhejn e situatës” tha Nika, duke nënvizuar faktin se “greva do të vazhdoj deri sa ACR, të largoi drejtorin e minierës Medat Zogun nga detyra”
Kreu i përfaqësisë së Minatorëve na pasqyroi edhe gjëndjen shëndetësore të grevistëve. “Vëllezërit tanë, po shfaqin shenjat e para të problemeve shëndetësore, ndërkohë që njërit prej tyre i ka rënë dhe dy herë të fikët. Prandai, i bëj thirrje, të gjitha autoriteteve përkatëse, të sjellin një staf të specializuar mjekësor, për të asistuar shëndetin e grevistëve, pasi greva jonë është plotësisht e ligjshme”, theksoi Nika.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, minatorët së bashku me presidentin e sindikatës së tyre, Taf Koleci, morën pjesë në seancën e parë gjyqësore, të zhvilluar në Peshkopi, ku u njohën me akuzat e ngritura nga RISHM-i (Reparti Inspektim dhe Shpëtim Minierave, drejtori brenda Ministirisë së Ekonomisë METE), “për grevë të paligjshme dhe dëmtim të pronës shtetërore”.
“Pasi, u njohëm me akuzat e ngritura nga RISHM-i, tha Nika, ne kërkuam menjëher largimin e avokatit të palës paditëse, me arsyen e konfliktit të interesit” , sqaroi kreu i përfaqësisë së minatorëve, i cili ritheksoi ligjshmërin e nismës së tyre.
Nga krahu tjetër, kompania Austriake ACR, vijon të theksojë se ka plotësuar të gjitha kërkesat e minatorëve, si rritjen e pagës me 20 përqind, si pagesën e plotë të një muaji greve, pagën e 13-të dhe nisjen e investimeve për përmirësimin e kushteve në minierë dhe të sigurisë në punë, ndërkohë që kërkesën e fundit të minatorëve, për largimin e minerës, konsiderohet si kompetencë eskluzive e kompanisë dhe nuk duhet të cënohet nga minatorët.
Friday, 23 September 2011 16:44