Lajme Shqip Tuesday, 27 September 2011 13:16

Bulqizë – Kreu i konfederatës së sindikatës së minatorëve Kol Nikolla ka deklar nga Bulqza se jo vetëm që greva e minatorëve nuk do të ndalet por po mendohet një përshkallëzim i protestave ndaj kompanisë ACR.

Nikolla deklaroi se minatorët janë të gatshëm të ulen në tryezë por sinalet që vijnë nga kompania janë të vakëta ndërsa ka kritikuar edhe indiferencën e Ministrisë së Ekonomisë.

“Minatorët janë të gatshëm për të arritur një marrëveshje institucionaledhe ligjore por nuk do të heqin dorë nga kërkesa e tyre për largimin e drejtorit të minierës”- ka deklaruar Kol Nikolla.

“Presim në mënëyrë institucionale për t`u ulur në tryezë dhe të arrijmë një marrëveshje në përputhje me ligjet për kërkesat e minatorëve” ka theksuar Nikolla ndërsa ka theksuar se me largimin e drejtorit të minierës nënkuptohet reformimi total i administratës.