Tiranë – Minatorët e Bulqizës ndodhën në ditën e dytë të grevës së urisë në një lokal të qytetit ndërsa godina është e rrethuar nga forca të shumta policie.
Që prej ditësh së djeshme dhjetë minatorë kanë hyrë në grevë urie në një lokalet e marra me qera pranë godinës së “ACR” dhe shprehen të vendosur të vijojnë grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Ndërkohë jashtë godinës minatorë dhe familjarë të tyre janë mbledhur pranë ndërtesës ku po zhvillohet greva në mbështetje të minatorëve grevistë.
Greva e dytë e minatorëve ka si kërkesë largimin nga miniera të drejtorit të minierës Mehdad Zogu, për të cilën “ACR” nuk bie dakort me minatorët.
Më herët kompania “ACR” ka pranuar disa nga kërkesat e minatorëve për rritjen e pagës me 20 përqind, përmirësimin e kushteve të punës në minierë, bërjen transparente të investimeve, ndërsa u ka premtuar t`u paguajë edhe pagën gjatë qëndrimit të tyre në grevë urie.
Tuesday, 20 September 2011 11:44