Bulqizë- Prej 7 ditësh 10 minatorë të Bulqizës kanë mohuar ushqimin në formë proteste ndaj kompanisë ACR për mosplotësimin e kërkesave të tyre.
Një grup mjekësh nga Tirana është dërguar për të monitoruar situatën e grevistëve pasi 4 prej tyre mbrëmjen e djeshme kanë shfaqur probleme shëndetësore, si dhimbje koke e gjendje të fikëti, por nuk kanë pranur të kurohen në spitalin e Bulqizës, me gjithë insistimin e mjekëve.
Minatorët janë ngujuar në një ndërtesë të marrë me qera në afërsi të ambjenteve të kompanisë ACR, nga ku minatorët shprehen se do dalin vetëm me përmbushjen e kërkesave të tyre.
Minatorët të tjerë vazhdojnë mbështetjen pranë portë së ACR-së ndërsa për neser kanë paralajmëruar zhvillime të reja.
Kërkesat e minatorëve
Minatorët e Bulqizës kërkojnë kryerjen e investimeve në minierë, rritjen me 20% të pagës, largimin nga territori i ACR-së së firmave të tjera të palicencuara e që shfrytëzojnë minierën në mënyrë abuzive, si dhe shkarkimin e drejtorit të minierës së Bulqizës, Medat Zogu.
Sunday, 25 September 2011 11:30