Bulqizë (E PLOTËSUAR 14:02) – Bedri Hoxha, deputet i Partisë Demokratike, i vlerëson të drejta kërkesat e minatorëve duke u pozicionuar në krahun e tyre.
Deputeti i Partisë Demokratike vizitoi sot minatorët e Bulqizës, të cilët ndodhen në grevë urie prej gati 3-javësh. Ai, pasi pa nga afër gjendjen e minatorëve të “ngujuar” në nivelin e 14-të të minierës, deklaroi se gjendja shëndetësore e grevistëve është tepër kritike dhe për t`u shqetësuar.
Deputeti demokrat u shpreh pro kërkesave të minatorëve. “Në seancën e ardhshme parlamentare do të ngre zërin ndaj kësaj problematike, pasi kërkesat e minatorëve janë plotësisht të drejta dhe të realizueshme”, theksoi Hoxha në prononcimin e tij.
************************************
Bulqizë – Rëndohet situata në nëntokën e Bulqizës. Minatorët vazhdojnë sot ditën e 20-të të grevës së urisë, me përkeqësim të skajshëm të shëndetit të tyre.
Sot shumë qyteta
rë po solidarizohen me ta në afërsi të Minierës së Buqlizës. Bëhet e ditur se edhe drejtues të Aleancës Kuq e Zi, i janë bashkuar protestës qytetare në Bulqizë, në mbështetje të minatorëve grevistë.
Për ditën e sotme është paraparë një takim i deputetit të zonës me përfaësues të minatorëve grevistë. Të gjitha insistimet për zgjidhje të kërkesave të minatorëve, me ACR-në, janë treguar të pasuksesshme deri më tani. (LajmeShqip.com)
Saturday, 13 August 2011 11:41