Më shumë se 100 kufoma “vampirësh” janë zhvarrosur në të gjithë Bullgarinë gjatë gërmimeve arkeologjike.
Dy skelete nga Mesjeta u gjetën të shpuara në gjoks me shufra çeliku për të parandaluar shndërrimin e tyre në vampirë.
Arkeologu Bozhidar Dimitrov u shpreh: “Këto skelete tregojnë praktikat që ndiqeshin në fshatrat bullgare deri në fillim të shekullit XX. Shufra lihej në trupat e të vdekurve në mënyrë që të parandalohej shndërrimi i tyre në vampir pas varrosjes.”
Duke iu referuar besimeve pagane, njerëzit që konsideroheshin të këqinj gjatë jetës, mund të ktheheshin në vampirë pas vdekje.
Njerëzit mendonin se nëse do i ngulnin një shufër çeliku, kufomat nuk do të “zgjoheshin” nga varri në mesnatë për të terrorizuar banorët e fshatit.
Wednesday, 06 June 2012 15:45 