Lajme Shqip Monday, 11 June 2012 20:46

Bruksel – Brukseli dhe tërë rajoni rreth kryeqytetit të Belgjikës janë vendosur nën kodin portokalli – shkalla e tretë dhe e parafundit e gatishmërisë për reagim, për shkak të kërcënimit nga veprimet e ekstremistëve ose terroristëve, lajmëruan mediat lokale.

Masa është marrë si rezultat i raporteve nga struktura për analizë dhe koordinim të reagimit gjatë kërcënimeve. Nga shërbimet theksojnë se shkalla e gatishmërisë tani për tani është vendosur për kohë të pacaktuar.

Pas trazirave në lagjen e emigrantëve “Molenbek” në Bruksel më 31 maj dhe 1 qershor, të shkaktuara nga prishja e ligjit për ndalesë të burkës në vendet publike, shërbimet belge në territorin e kryeqytetit takuan përfaqësues të lëvizjes radikale ndërkombëtare “Sheriat për” nga Spanja, Holanda, Britania e Madhe dhe Franca.

Është konfirmuar se këto grupe mbajnë lidhje në Internet, ku shpërndahen thirrje për rezistencë të dhunshme të ligjeve, të cilët e shkatërrojnë islamin, si dhe për vendosjen e sheriatit në Evropë.

Rast shtesë për rritjen e zgjimit të autoriteteve është rasti i fundit i javës së kaluar, kur një ekstremist francez arriti nga Parisi dhe sulmoi dy policë, në tentim që të hakmerret për marrëdhënien e autoriteteve belge ndaj myslimanëve. (LajmeShqip.com)