Lajme Shqip Wednesday, 21 December 2011 09:30

Bruksel- Ishim të fokusuar në mbajtjen e dinamikës së procesit integrues të Republikës së Maqedonisë dhe mundësisë që reformat, të cilat i zbatojmë të valorizohen, e me këtë të mundësojmë përparim të vazhdueshëm, i cili në çdo rast do të ketë veprim afirmativ mbi mbajtjen e kredibilitetit të procesit për zgjerim.

Këtë sot e deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki pas takimit me eurokomisionerin për zgjerim Shtefan Fyle, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Sipas Poposkit, në këtë fazë ka argumente të fuqishme, të cilat kontribuojnë për afirmimin e hapjes së fazës së ardhshme të negociatave me Republikën e Maqedonisë, që sipas tij është sinjal pozitiv për mbarë rajonin.

“Këtë mundësi duhet ta shfrytëzojmë dhe konsideroj se të gjithë vendet-anëtare të Unionit duhet të jenë të përkushtuar dhe të veprojnë në këtë drejtim”, tha ministri.

Gjatë ditës së sotme dhe të djeshme në Bruksel, Poposki kishte takim me disa grupe të deputetëve nga Parlamenti Evropian, si dhe me raportuesin për Maqedoninë nga Parlamenti Evropian, Riçard Hovit.

“Takimet paraqisnin mundësi të jashtëzakonshme që të prezantohen arritjet nga viti i kaluar, si dhe mundësi që të vlerësohet rëndësia që e jep Parlamenti Evropian në mbajtjen e kredibilitetit të procesit integrues të Republikës së Maqedonisë, ndërsa edhe të mbarë rajonit”, shtoi Poposki. (LajmeShqip.com)