Lajme Shqip Monday, 30 May 2011 14:02

Bruksel – Shtatë anije dhe dy aeroplanë me detyra humanitare arritën në Libi gjatë 24 orëve të fundit. Aviacioni i NATO-s ka kryer 149 fluturime, nga të cilat 58 me detyra konkrete.

Në Tripoli është shkatërruar një komando dhe një pikë kontrolluese, pranë Sirtit një depo për armë, në Mizda – depo për armë dhe një qendër komanduese, në Hun një depo për armë, në Zintan një kompleks raketor kundërajror, në Brega një aeroport dhe një pompë benzine.

Me patrulla të Aleancës në Detin Mesdhe kanë kontrolluar 11 anije dhe nuk kanë regjistruar tentime për shkeljen e embargos, thuhet në kumtesën e NATO-s.