Lajme Shqip Tuesday, 31 May 2011 07:57

Bruksel – Dy shpërthime në dyqane për mobilje në zinxhirin tregtar “Ikea” kanë jehuar natën e kaluar në Gent të Belgjikës dhe në Ajd’hoven të Holandës. Nuk ka të lënduar në të dyja rastet, të cilat policia i shqyrton si shumë serioze.

Para çdo shpërthimi është marrë sinjal, me ç’rast dyqanet janë evakuuar me kohë.

Në dyqanin në Belgjikë, me siguri shpërthimi ka qenë i aktivizuar me mekanizëm të orës, ndërsa në Holandë mjeti shpërthyes është vendosur në shportë për mbeturina, jashtë dyqanit.