Bruksel – Në Bruksel, dje është hapur ekspozita e piktorëve nga Maqedonia, Reshat Ameti dhe Danço Ordev.
Kjo është ekspozita e dytë në organizim të Ambasadës së Maqedonisë në Belgjikë, ndërsa siç paralajmëroi ambasadori Muharrem Halili, po bëhen përgatitjet ëdhe për javën e Kulturës së Maqedonisë.
Reshat Ameti deklaroi se është me rëndësi për Maqedoninë që të paraqitet me ekspozita në qendër të Evropës.
“Shteti i ynë të promovohet, jo vetëm verbalisht, por edhe praktikisht”, deklaroi Ameti.
Motivimi i tij është të prezantohet llojllojshmëria e kulturave, e cila krijon një tërësi. Inspirimin e ka marrë nga tradita, folklori dhe figurat gjeometrike.
Ekspozitën, përveç adhuruesit të artit, e kanë vizituar edhe përfaqësues të korit diplomatik.
Tuesday, 24 May 2011 12:04