Lajme Shqip Friday, 11 May 2012 10:40

Vetëm disa javë më parë Bruce Willis u bë baba për herë të katërt, por për herë të parë nga bashkëshortja e tij Emma Heming. Ka qenë pikërisht bashkëshortja e tij, modelja që ka postuar fotografinë e Bruce-t me vogëlushen në duart e tij.

Modelja postoi këtë foto në Twitter ku shihet aktori 57-vjeçar hollivudian duke puthur në ballë vajzën e tij gjatë një vizite në Budapest (Hungari).

Emma shkroi në rrjetin social: “Një ditë e bukur në Budapest me dashuritë e jetës sime. Babushi dhe Mabel në një pozë së bashku.”

Bashkëshortja e protagonistit të ‘Die Hard’ lindi vajzën më 1 prill.

Bruce Willis ka edhe tre vajza të tjera nga martesa e mëparshme me aktoren Demi Moore.