Lajme Shqip Tuesday, 13 September 2011 14:24

Të hënën Jayden James Federline ka bërë 5 vjeç dhe vëllai i tij Sean Preston sot mbush 6 vjeç. Sean Preston dhe Jayden shihen shpehs në shoqërinë e nënë së tyre 29 vjeçare dhe të dashurit të saj Jason Trawick, ndërkohë që babai i tyre i vërtetë është Kevin Federline.

Muajin e kaluar Spears ka dhënë një intervistë për PopJustice.com ku ka bërë të qartë që pavarësisht karrierës së saj, fëmijët e saj janë prioriteti për të. “Jam shumë e përkushtuar në mënyrën se si i rris fëmijët  e mi dhe gjithëçka që na rrethon. Kështu që edhe po të mos isha e famshme do të ishte pothuajse e njëjta gjë.”

Por djemtë e saj nuk e përjetojnë dhe aq mirë statusin e nënës së tyre si një superyll. Britney ka treguar:

“Ata ndihen vërtetë konfuz me mamin dhe ‘mamin yll’. Kur ata më shohin në skenë më pyesin ‘Ajo është Britney Spears apo je ti mami?’” (LajmeShqip.com)