Në një intervistë për PopJustice ajo ka treguar disa gjëra për veten e saj, që nuk i ka rrëfyer asnjëherë.
Ajo tregon se orari i saj i gjumit është i përcaktuar, ajo nuk e tejkalon orën 22:30 zgjuar. Asaj i pëlqen shumë të lexojë përpara gjumit dhe tregon se po të mos kishte qënë e suksesshme si këngëtare do të kishte qënë një mësuese (ajo është specializuar për histori).
Kur bëhet fjalë për personin që fshihet mbas yllit të popit, Spears beson se njerëzit njohin veç gjysmën e saj. Spears 29 vjeçare është shprehur: “Kam mësuar të jem protektive ndaj jetës time private. Mendoj se jeta private e çdo kujt, mbetet e tillë: private. Ndonjëherë janë pikërisht sekretet tona që na përcaktojnë se kush jemi në të vërtetë.”
Por nuk është aspak sekret fakti që karriera e saj ka qënë shumë e ashpër në industrinë e muzikës. Nëqoftëse djemtë e saj do të ndiqnin rrugën e saj, a do të bëhej pengesë ajo për ta?
“Unë pa dyshim që do t’i vëzhgoja, vtëm nëqoftëse ata vërtetë do të donin që ta bënin një gjë të tillë. Do t’i shkoja nga pas dhe do të isha shumë protektive ndaj tyre. Nuk do të lejoja që ato të frikësoheshin megjithëse besimi në intuitën shpesh herë është gjëja më e duhur.
Gabimi më i madh që kam bërë unë në jetën time është ai që nuk kam patur besim tek instiktet e mia. Më është dashur vite që t’i besoj instiktit tim, por megjithatë kam arritur t’i kem besim.”
Britney Sperars pritet që të marrë pjesë sot në MTV VMA, e cila do të jetë e ulur në krah me Beyonce. Ajo do të jetë e nominuar për dy çmime. (LajmeShqip.com)
Sunday, 28 August 2011 12:45