Lajme Shqip Tuesday, 18 October 2011 19:43

Romë – Gjykata e Milanos e hodhi poshtë akuzën kundër kryeministrit italian Silvio Berluskoni për mashtrime financiare lidhur me shtëpinë e tij private mediale “Mediaset”.

Gjykatësi caktoi që për lëndën e njëjtë të gjykohet zëvendësi dhe kryetari i”Mediaset” – djali i Breluskonit, Pjer Silvi dhe Fidel Konfalonieri.

“Gjithmonë pohonim se këtu nuk ka parregullsi dhe se Breluskoni nuk ka asgjë me këtë”, tha avokati i kryeministrit Nikollo Gedini, duke shtuar se “ky është vendim rrallë i drejtë i gjykatës në Milano, por mendoj se gjykata edhe më tej kryen ndjekje kundër Breluskonit”.

Në rastin “Mediaset” gjykata akuzonte se me marrjen e të drejtave televizive me çmime tejet të larta, Berluskoni ka përvetësuar 35 milionë euro dhe ka fshehur edhe tetë milionë duke iu falënderuar mashtrimeve tatimore.

Kundër kryeministrit italian në vijim janë edhe dy gjykime – për korrupsion dhe fshehje të tatimit dhe për seks me prostitute adoleshente dhe keqpërdorim të pozitës në mbulimin e këtij akti.

Berluskoni i demantoi të gjitha akuzat, duke theksuar se prokurori i Milanos udhëehq kundër tij  fushatë të motivuar politike me qëllim që ta rrëzojë nga pushteti.