Lajme Shqip Monday, 19 September 2011 12:42

“Procesi i integrimit është vështirësuar pas bojkotit të gjatë të opozitës ndaj Kuvendit ndërsa ka shtuar se nëse opozita nuk do të votojë ligjet që duan shumicë të cilësuar atëherë vendi rrezikon të marrë vlerësim negativ nga Bashkimi Europian”-ka deklaruar ministrja e integrimit Majlinda Bregu gjatë raportimit periodik para komisionit të integrimit.

Një muaj para se të jepet opinioni i radhës i Komisionit Europian për përmbushjen nga Shqipëria të 12 rekomandimeve për statusin e vendit kandidat në BE, ministrja Majlinda Bregu  tha se dialogu politik mbetet prioritet për përshpejtimin e procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Një tjetër pikë ka theksuar Bregu është se duhet të garantohet funksionimi i parlamentit nëpërmjet dialogut konstant mes shumicës dhe opozitës në mënyrë që të përshpejtohet procesi i integrimit. Bregu nënvizoi se nëse PS bën taktika politike përgjigja do të jetë negative. Sipas saj, nuk ka më preteks që PS të pengojë integrimin e vendit.

Sipas Bregut tashmë është detyrë e PS është të caktojë emrat për Avokatin e Popullit, Gjykatës së Lartë dhe emrat për anëtarët e Kushteteses.

Pas ministres, në Komisionin e Integrimit kanë reaguar deputetët e opozitës. Ermelinda Meksi kritikoi raportin e Bregut duke deklaruar se ai ishte i njëanshëm.

Ndërkohë një tjetër debat i zhvilluar në komisionin e integrimit ka qenë ai mes ministers së integrimit Majlinda Bregu dhe deputetit Taulant Balla për përdorimin e nënpunësve civilë në mitingjet e organizuara nga mazhoranca, pretendim i kundërshtuar nga ministrja e integrimit e cilë më pas u larua nga komisioni.