Lajme Shqip Friday, 07 October 2011 14:26

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu në një komunikim me mediat, është shprehur se se një përgjigje e mundshme negative e Komisionit Europian nuk vonon anëtaresimin e vendit në BE.

Reagimi i Bregut vjen pak ditë përpara publikimit të progres-raportit të BE për Shqipërinë i cili do të publikohet në 12 tetor. “Ky vendim qoftë negativ, nuk na ndalon në në datën e anëtarësimit.

Procesi ju e dini tashmë nuk është një proces që varet vetëm nga respektimi i detyrimeve apo terminaliteteve teknike. Procesi i zgjerimit është një proces i cili ka vënë në pikëpyetje shumë ide në Europë dhe brenda Bashkimit Europian në vendet anëtare.

Pra kjo nuk na largon më shumë në datën e anëtarësimit, madje as humbasim fonde, sepse plani financiar i Bashkimit Europian tashmë nuk lëviz në bazë të vendimit për statusit kandidat apo jo. “- ka deklaruar Bregu.

Bregu deklaroi se kjo përgjigje negative dëmton imazhin e vendit dhe për këtë, fajtore tha ajo është vetëm opozita shqiptare. Ministrja e integrimit vlerëson se opozita nuk ka bashkëpunuar ndërkohë nëpërmjet bojkotit dhe mos votimit të ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar.