Lajme Shqip Wednesday, 21 September 2011 08:50

Prishtinë – Presidenti i Bregut të Fildishtë, Alasan Ouatara, ia ka komunikuar zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, njohjen e pavarësisë së Kosovës nga vendi i tij.

Thuhet se njohja nga presidenti Ouatara i është komunikuar Pacollit gjatë një takimi në Nju-Jork, ku ishte i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Pacolli e ka vizituar disa herë Bregun e Fildishtë gjatë turneve lobuese në kontinentin e Afrikës, ndërsa ishte i ftuar edhe në ceremoninë inauguruese të presidentit Alasane Ouatara.

Njohja nga Bregu i Fildishtë e çon në 84 numrin e shteteve që e kanë njohur Republikën e Kosovës.