Lajme Shqip Monday, 30 January 2012 15:17

New York – Ata janë një nga çiftet më të famshëm të Hollivudit dhe sigurisht edhe më të përfolurit. Kanë qenë mjaft të përfolur jo vetëm për shkak të famës së tyre, por edhe të sjelljes së tyre diskrete përpara shumë vitesh.

Të shndërruar sot në prindër të devotshëm, Brad Pitt dhe Angelina Jolie përkujdesen për çdo informacion që fëmijët e tyre mund të marrin mbi jetën e tyre të kaluar. Ata i kanë ndaluar fëmijët e tyre që të kërkojnë të dhëna në internet mbi ta. Dhe këtë e kanë bërë duke i bllokuar emrat e tyre si fjalë kyçe në motorrët e kërkimit të internetit.

Prind i gjashtë fëmijëve, Brad Pitt ka rrëfyer në një intervistë:

“Unë nuk mund t’i imponoj askujt mendimin dhe liria e fjalës në internet i kapërcen të gjitha kufijtë, deri në atë pikë që cënon personalitetin tënd. Prandaj unë nuk mund të lejoj që fëmijët e mi në këtë moshë, të ndeshen me disa opinione për të cilat atyre u duhet shumë kohë deri sa t’i kuptojnë dhe arsyetojnë vetë.”

Brad, 48-vjeçar, babai i Knox, Vivienne, Shiloh, Maddox, Zahara dhe Pax, e ka përsëritur disa herë në publik se po e ndjen shumë presionin e kërkesës së fëmijëve të tij për t’u martuar me nënën e tyre Jolie, 35-vjeçe. (LajmeShqip.com)