Lajme Shqip Monday, 30 January 2012 13:47

Mitrovicë- Të ashtuquajturit, kryetar të komunave në veriun e Kosovës vazhdojnë të mbeten të të ndarë sa i takon mbajtjes së referendumit që është caktuar për 14 dhe 15 shkurt, në të cilin serbët e veriut të Kosovës duhet të deklarohem me po ose jo, se janë pro apo kundër instalimit të institucionevë të Kosovës në veri të vendit.

I ashtuquajturi kryetar i Komunës së Leposaviçit, Branko Niniç, ka deklaruar të hënën se komunat serbe në veri të Kosovesë duhtë urgjentishttë anulojnë mbajtjen e referendumit. Për këtë anulim të refrendumit, Niniç është bazuar në tre argumente, rezultatai i referendumit është i dituar, mbajtja e tij mundet të ngadalësojë të ardhmen e Serbisë në BE si dhe serbët e veriut të Kosovës mund të mbetet pa të vetmin shtet që ata i përkrah dhe i pranon e kjo është shteti i Serbisë ka thënë Niniç.

Unë personalishte nuk jam i angazhuar në përgatitjet për mbajten e referendumit në komunen e Leposaviçit, kryefortit janë duke iu kundërvenë Beogradit, luajtaja me të ardhmen e njerëzve dhe marrja e përgjegjësisë në dyert e tyre për atë që mundet t’ju ndodhë qytetarëve kjo nuk është e mire” ka nënvizuar ai.

“Serbët e veriut të Kosovës nuk munden të vetëm kundër të gjithëve këtë duhet ta kenë të qartë ata kryefortët” ka thënë Niniq për mediat serbe. Ato parti politikie serbe të cilat janë kundër hyrjes në BE, qëllimin e tyre duhe ta arrijnë në tjetrë mënyrë e jo në kurriz të serbëve të veriut të Kosovës” ka thënë i ashtuquajturi kryetar i komunës së Leposaviçit, i cili i përket partisë së presidentit Tadiç DS-së .