Lajme Shqip Monday, 11 March 2013 13:38

Një person i cili kishte pretenduar se ishte goditur me veturë nga Russell Brand, e ka paditur këtë të fundit me 124 mijë funte.

Victor Sneed, pretendon se për shkak të pakujdesisë së Russell ka ndodhur aksidenti në Los Angeles në fillim të vitit të kaluar.

Ai thotë se për shkak të goditjes, ka pësuar dëme në duar dhe në këmbë prandaj edhe faturat për mjekim janë marramendëse, shkruan The Sun. Sipas dokumenteve që posedon tashmë Gjykata e Qarkut në LA, Sneed tashmë posedon 30 mijë funte që ka marrë nga Brand por ai ka nevojë edhe për 94 mijë tjera.