Lajme Shqip Tuesday, 13 September 2011 11:51

Beograd – Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës, Serge Bramertz, ka arritur në Beograd, ndërsa sot pritet të takojë zyrtarët më të lartë të këtij vendi, përfshirë dhe presidentin Boris Tadiq.

Temë e bisedimeve mësohet se do të jetë vazhdimi i bashkëpunimit Serbi-Hagë në lidhje me gjykimet aktuale në Tribunalin ndërkombëtar, transemton REL.

Mediet serbe bëjnë të ditur se në takim me prokurorin e Serbisë për krime të luftës, Vladimir Vukçeviq, do të ngrihet edhe çështja e dëshmitarëve në rastin Haradinaj.

Të njëjtat burime thonë se Bramertz do të përsërisë qëndrimin se asnjë person në listën e dëshmitarëve të këtij rasti, nuk është vrarë.

Ditë më parë, Tribunali i ka hedhur poshtë pohimet e Vukçeviqit, i cili ka thënë se “mbi 40 dëshmitarë në proceset Haradinaj dhe Limaj janë vrarë ose frikësuar”.