Lajme Shqip Monday, 01 July 2013 15:12

Kamenicë – Disa aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” nga Kamenica kanë dorëzuar librezat e tyre partiake në Prishtinë në shenjë pakënaqësie me këtë subjekt. Arton Maliqi në emër të 15 aktivistëve të larguar ka njoftuar përmes një komunikate për media se largimi i tyre lidhet me pakënaqësitë që ka ky grup me mënyrën e funksionimit të LVV-së.
”Ne si aktivistë të LVV ju njoftojmë që prej datës 13.06.2013 kemi vendosur që të largohemi nga LVV, ku të gjithë aktivistët e qendrës së Dardanës,kemi dhënë dorëheqje në seli të LVV-së në Prishtinë dhe librezat i kemi dorëzuar në seli.” thuhet në njoftim, transmeton Radio Premiera.

Më tej Arton Maliqi ka sqaruar në emër të këtij grupi edhe arsyet që i kanë shtyrë të largohen nga ky subjektet. “Banda Kriminale që është brenda LVV të qendrës së Dardanës ,Mentaliteti, veprimet diktatoriale nga Dardan Molliqaj dhe komisioni disiplinor, kërcënimet, shantazhet nga aktivisti Nol Nushi (nga selia e Prishtinës) drejtuar aktivistëve të Qendrës së Dardanës, Mos informimi dhe mos shterja e debatit për shkrirje (bashkimi) mes LVV dhe PS, Keqpërdorimi i parasë, mos dhënia llogari nga kjo bandë kriminale.” janë arsyet e përmendura në njoftim

“Kemi vendosur që t`i bashkohemi shumë aktivistëve të pakënaqur me këto veprime. Ku brenda një periudhe të shkurtër kanë jep dorëheqje mbi 140 anëtar për këto arsye. Për të gjitha këto kemi fakte argumente dhe dëshmitar që i kanë përjetuar krimet e kësaj bande kriminale. Vetëvendosja e sotme nuk mundet më të thirret në vetëvendosje si koncept pasi nuk ka më vetëvendosje të brendshme, ku mungon demokracia. Por vendimet i merr vetëm Dardan Mulliqaj. Vullneti jonë si Qendër nuk u pyet kurrë dhe nuk u muar në konsideratë.” thuhet mes tjerash në këtë njoftim.