Lajme Shqip Friday, 02 March 2012 14:15

Angelina Jolie-së thuhet se i ka ikur ngjyra e fytyrës kur ka dëgjuar teksa Brad Pitt i fliste djalit të tyre për Jennifer Aniston, rrëfen OK! Magazine.

Sipas kësaj reviste, Pitt ka qenë i detyruar t’i tregojë djalit të tij për ish-bashkëshorten pasi është marrë në pyetje prej tij. Djali më i madh i çiftit thuhet se ka lexuar një artikull për Jennifer dhe menjëherë ka shkuar për t’i bërë disa pyetje babait të tij.

Pa e ditur që Angelina ishte afër duke i dëgjuar, Brad i ka treguar Madox-it se kishte qenë i martuar me të pasi kishte qenë i dashuruar, por se ata u ndanë pasi filluan të grindeshin. Sipas burimeve të kësaj reviste, Angelinës nuk është ndjerë aspak mirë që ka dëgjuar një rrëfim kaq të sinqertë nga Bradi, duke shkaktuar menjëherë një debat të nxehtë ndërmjet tyre.

Por Angelina duket se harron se fëmijët e tyre gradualisht po rriten dhe as kufizimi i internetit, apo i revistave, nuk do t’i ndalojë për të zbuluar historinë e jetës së prindërve të tyre. (LajmeShqip.com)