Kushdo që e dëgjoi, u shokua nga deklarata e Brad Pittit rreth martesës së tij me Jennifer Aniston, duke u shprehur se ishte një martesë, të cilën e pretendonin, ndërkohë që nuk ishte e tillë.
Por duke marrë parasysh efektin që shkaktuan deklaratat e tij për revistën “Parade”, ai menjëherë ka bërë një deklaratë duke tërhequr fjalët e tij:
“Më hidhëron shumë fakti që fjalët e mia janë keqinterpretuar. Jennifer është një grua jashtëzakonisht e përkushtuar për familjen, e dashur dhe e zgjuar, e cila mbetet një mikesha ime.
Ajo çfarë unë kam dashur të tregoj nuk ka qënë për të thënë se Jenn ishte e mërzitshme, por isha unë që u bëra i mërzitshëm dhe ndihem përgjegjës për mosfunksionimin e martesës sonë.”
Por, sipas disa kërkimeve, Pitt nuk ka qënë i vetmi që ka sulmuar me fjalë! Në revistën “Vanity Fair” të shtatorit 2005, ka qënë vetë Jennifer që e ka sulmuar duke e akuzuar për tradhëti me Angelina Jolie-n, akoma pa u divorcuar me të.
“Brad e ka humbur sensin e të qënurit në çift… Ai bën zgjedhjet e tij; ai bën çdo gjë! Ne jemi duke e divorcuar dhe ju mund ta shihni qartë arsyen pse (duke ju referuar fotove të publikuara të tij me Angelinën). 
Nuk e kam ende të qartë se kur ka nisur historia e tyre dhe nuk dua të merrem më me të. Gjithësekush duhet të jetojë jetën e tij siç dëshiron, por duhet ruajtur privacia në momente të caktuara, Mjaft më! (duke ju referuar Pittit dhe Jolie-së që publikonin foto të lidhjes së tyre)”.
Duket sikur ndonjëherë plagët nuk shërohen plotësisht dhe sa herë del mundësia për të qëlluar… të gjithë mundohen të godasin në shenjë. (LajmeShqip.com)
Monday, 19 September 2011 13:07