Hungari – Dje skuadra e filmit “World War Z” ka bastisur një depo armësh në Budapest për t’i përdorur për xhirimin e filmit të ardhshëm të Brad Pitt dhe problemet kanë filluar menjëherë pas kësaj ngjarjeje.
Për të mos mjaftuar fakti se xhirimet po bëheshin përtej buxhetit të parashikuar për filmin, një problem tjetër ka lindur për Brad Pitt-in dhe skuadrën e tij!
Policia ka konfiskuar plotësisht 85 armë funksionale, shumica e të cilave ishin automatike, kryesisht të stilit ushtarak. Të gjitha këto armë, Pitt dhe skuadra e tij i kanë përdorur gjatë xhirimeve pa e ditur që ishin realisht funksionale.
Sipas Njësisë së Antiterrorizmit në Hungari armët u konfiskuan pasi ato duhej të ishin jo funksionale. Por sipas burimeve të US Weekly thuhet se bëhet fjalë për një ngatërresë nga kompania që ka mundësuar armët. Ndërkohë investigatorët kanë filluar punën për të marrë në pyetje persona më nga afër, për të zbarthur çështjen e armëve funksionale që janë përdorur gjatë këtij filmi.
Kompania e Pitt-it, Plan B Entertainment që është duke prodhuar filmin “World War Z” planifikon që filmi të dalë në dhjetor të 2012-ës. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 11 October 2011 13:30 