Lajme Shqip Wednesday, 21 September 2011 21:21

New York City – I pyetur më parë se kur do të martohet me Angelinën, ai është shprehur qartë duke thënë se këtë gjë do ta bëjnë pasi të jetë vendosur që çdo njeri mund të martohet. Por kjo gjë nuk e ka vënë aspak në siklet aktorin më të famshëm të Hollivudit për të pranuar me sinqeritet:

“Në fakt, fëmijët po na nxisin shumë për t’u martuar. Ata na duan që të jemi të martuar.”

Gjatë intervistës me Ellen atij i është drejtuar pyetja se si ja bën për t’i kushtuar pak kohë gruas së tij, Angelinës:

“Me gjashtë fëmijë në shtëpi është e vështirë, prandaj thjeshtë u themi ‘Është koha për mamin dhe babin…’ dhe menjëherë shkojmë në hotel. Duhet të dalim patjetër nga shtëpia, se ndryshe nuk ja dalim dot me gjithë ata fëmijë vërdallë zhurmues.”

Kjo intervistë e dhënë në studiot e “Ellen’s Show” do të transmetohet nesër për publikun në televizion. (LajmeShqip.com)