Lajme Shqip Tuesday, 18 October 2011 12:25

Deputeti socialist, Erion Braçe, i angazhuar në disa debate e interpelanca parlamentare për këtë çështje, në faqen e tij në Facebook ka shkruar se sot në Bulqizë shpërtheu Gërdeci i paralajmëruar.

“Ai që ne e denoncuam si “GERDECI I HESHTUR”, SHPERTHEU HERET NE MENGJES! Shpërthimi i gazit në galeritë e nivelit 16 ka sjellë masakrën! Deri tani, dyshohet për 1 te vdekur-njerëz në vendngjarje thonë se u nxor në sipërfaqe; 4 ende të pagjetur dhe 10 të plagosur-8 në gjendje të rëndë. ZOTI I NDIHMOFTE!,” shkruan Braçe.