Lajme Shqip Sunday, 18 September 2011 11:34

Prishtinë – Presidenca e Bosnjë Hercegovinës (BeH) aprovoi dje pasdite, propozimin e qeverisë së saj për pranimin e vulave doganore të Kosovës.

Bëhet e ditur se pranimi i vulave nga ana e Bosnjë e Hercegovinës vjen pas takimeve të zhvilluara ndërmjet zyrtarëve të MTI-së dhe zyrtarëve përgjegjës nga Ministria e Tregtise së Jashtme dhe Marrëdheniëve Ekonomike të BeH  javën e kaluar në kuadër të takimit të CEFTA-s në Bruksel.

Bosnja e Hercegovina deri tani ka aplikuar taksën doganore prej 10 për qind për produktet kosovare, ndërkaq me aplikimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për masat e reciprocitetit edhe me këtë vend, ka ndikuar që institucionet e BeH të marrin vendim për njohjen e vulave doganore të Kosovës.

Duke pasuar këtë vendim, shumë shpejt MTI-ja do të leshojë vendimin për heqjen e masës së reciprocitetit edhe me Bosnjë e Hercegovinën.