Lajme Shqip Thursday, 15 September 2011 18:51

Sarajevë – Këshilli i ministrave të Bosnjës e Hercegovinës ka dhënë pëlqimin për pranimin e vulave doganore të Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Marrëdhënive Ekonomike e BeH-së është ngarkuar që konkluzionet e Këshillit të Ministrave të BeH t’ia dorëzojë Presidencës së BeH për shqyrtim dhe miratim përfundimtar.

Bosnja e Hercegovina gjatë dy muajve të kaluar, prej se hyri në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për të aplikuar doganën, ka humbur më se 5 milionë euro.