Lajme Shqip Thursday, 15 September 2011 13:00

Beograd – Presidenti i Serbisë e ka kërcënuar Kosovën se me aksionin në veri do të rrezikojë stabilitetin e rajonit.

Sipas tij, aksioni i njëanshëm i autoriteteve të Prishtinës, i paralajmëruar për nesër në pikëkalimet kufitare Bërnjak e Jarinjë, mund të rrezikojë seriozisht paqen dhe stabilitetin në të gjithë rajonin dhe, prandaj, duhet të pengohet.

Kështu nuk ishin marrë vesh Beogradi e Prishtina dhe kjo duhet të pengohet ka thënë Tadiq.

Këto komente Tadiq i bëri me rastin e hapjes së Forumit të sigurisë të Beogradit. (LajmeShqip.com)