Lajme Shqip Friday, 30 December 2011 18:02

Beograd- Serbisë duhet të vazhdojë përpjekjet e saj për integrimin në BE, tha kështu Presidenti Boris Tadiç të premten në një konferencë për shtyp. 

“Çdo ndalesa gjatë rrugës drejt integrimit në BE do të rrezikojë standardet e jetesës së qytetarëve, sepse vetëm duke shkuar drejt Bashkimit Evropian sigurohet një garanci se investitorët e huaj do të vijnë, vendi ynë do të jetë i modernizuar në teknologji, institucionet tona do të funksionojë më mirë. Ky është proces i cili nuk duhet të ndalet, pavarësisht problemeve ekonomike me të cilat po përballet BE”-është shprehur Tadiç.

Duke folur rreth rezultateve të vitit 2011, Tadiç foli edhe për Kosovën. Ai tha se ka një plan për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën, të cilat do t’ia paraqesë komunitetit ndërkombëtar në vitin 2012.

“Unë jam i bindur se do të gjendet një zgjidhje, kjo do të kontribuonte për stabilitetin dhe cilësinë e jetës si për serbët ashtu dhe për shqiptarët. Duhet të gjendet një zgjidhje e cila nuk e rrezikon interesant serbe legjitime, jetike dhe shtetërore. Duhet të gjendet zgjidhje edhe për popullin shqiptar që të mos kërcënohen interesat e saj dhe institucioneve të Kosovës”-deklaroi Tadiç.

BE-ja pritet të vendosë në mars të vitit 2012 për dhënien zyrtarisht të statusit të kandidatit Serbisë.

Por Brukseli thotë se përparimi i mëtejshëm do të varet nga lidhjet e përmirësuara me Kosovën, të cilën Serbia nuk e njeh si shtet.

Serbia vazhdon të përkrahë një pjesë të veriut të Kosovës ku serbët dominojnë. Tentimi i qeverisë së Kosovës për të marrë kontrollin në dy pikat kufitare në veri çoi në një valë dhune gjatë verës, ndërsa serbët ngritën barrikada për të ndaluar planin e  autoriteteve të Prishtinës.