Lajme Shqip Friday, 18 May 2012 13:00

Disa prej këngëtarëve më të zëshëm në të gjithë botën i kanë kushtuar pak orë nga koha dhe talenti i tyre performancës “A Great Night In Harlem” për të grumbulluar fonde për “Jazz Foundation of America”, një mbrëmje e cila u mbajt në famëmadhin “Apollo Theater” në Neë York.

Ky ishte koncerti i 11-të që mbahej për të 11 vit me radhë , një mbrëmje e mbushur me ritme të muzikës blues. Lideri i grupit “U2″ Bono Vox i cili njihet për ndjeshmëritë e tij sa i takon çështjeve të bamirësisë pati një performancë të jashtëzakonshme në këtë mbrëmje dhe interpretoi “Angel in Harlem”. Themeluar në vitin 1989, JFA është një organizatë e cila vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i vjen në ndihmë financiarisht muzikantëve të muzikës blues dhe jazz të cilët janë në krizë.

Producenti legjendar Quincy Jones këtë mbrëmje nderoi një personazh të rëndësishëm të arenës së muzikës jazz, ishte Claude Nobs, themeluesi i “Montreal Jazz Festival” të cilit ju akordua çmimi “Dr. Billy Taylor Humanitarian Award”. Macy Gray në këtë eveniment ka pohuar: “Ka kaq shumë njerëz të cilët kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në muzikë të cilët kur vitet kalojnë, pavarësisht asaj që kanë bërë, nuk kanë asgjë. Është shumë e rëndësishme që ne të tjerët të kemi kujdes për ta sepse ata kanë vërtet nevojë për ndihmë”.