Lajme Shqip Wednesday, 25 May 2011 17:47

Teheran – Irani sot i hodhi poshtë pohimet e fundit të Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB), sipas të cilave Teherani zyrtar të paktën deri në vitin 2010 ka punuar në prodhimin e bombës bërthamore.

“Ky raport është vetëm përsëritje e mërzitshme e insuancave të pabaza të lidhura për projektet e fshehta ushtarake për të cilat nuk ekzistojnë dëshmi dhe vetëm janë politikisht të motivuara”, deklaroi ambasadori iranian pranë ANEB-it Ali Asgar Soltanie.

ANEB-i në raportin e tij të fundit theksoi se janë rritur dyshimet se Teherani në të kaluarën, ose se edhe momentalisht punon në programin për përpunim të armës bërthamore.

Soltanie theksoi se të gjitha aktivitetet bërthamore të Iranit, duke e përfshirë edhe pasurimin e uraniumit, të zbatuara sipas kontrollit të ANEB-it.

Këshilli i Sigurimit i KB-së i dënoi aktivitetet iraniane bërthamore me gjashtë rezoluta, duke përfshirë edhe sanksione ekonomike dhe politike.