Lajme Shqip Friday, 27 May 2011 09:32

Bogovinë – Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, në tubimin e djeshëm në komunën e Bogovinës, tha se partia që ai e udhëheq e ka legalizuar Universitetin Shtetëror të Tetovës, gjuhën shqipe dhe flamurin, ka investuar miliona euro në qendrën klinike universitare në Tetovë, mundëson punësim të shqiptarëve në administratën shtetërore në frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe e ka filluar decentralizimin e pushtetit për komunat, në të cilat jetojnë shqiptarët.

“Ejani me ne që të shkojmë barshkarisht drejt qëllimit, NATO dhe BE”, bëri thirrje Ahmeti në Bogovinë, i cili është edhe bartës i listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 5 qershorit, në njësinë e gjashtë zgjedhore.

Midis propjekteve, për të cilat është meritore BDI-ja, Ahmeti i numëroi përmendoren e Skënderbeut në Shkup, siç është edhe në Prishtinë dhe Tiranë, Muzeu kombëtar i alfabetit shqip në Manastir, ku të rinjtë, siç tha, do të njoftohen me historinë e formimit të alfabetit.

“Ky është përfitim i madh për ne shqiptarët në Maqedoni. Ajo është e rëndësishme për të gjithë shqiptarët edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Është i rëndësishëm për rilindjen shqiptare sepse përfundimisht shqiptarët e kodifikuan alfabetin e tyre, siç është gjithashtu i rëndësishëm edhe për ne muzeu i Lidhjes së Prizrenit. ne krijuam institucione kombëtare dhe muze të lirisë, flamurin. Lëmë për brezat tonë dhe të rinjtë të njoftohen me historinë dhe kulturën e shqiptarëve në Maqedoni. E legalizuam flamurin tinë i cili tani lirshëm dhe në mënyrë të barabartë theksohet në çdo rast. Bëmë që gjuhën shqipe gjeneratat e ardhshme në mënyrë të barabartë ta përdorin në institucione, siç e përdorim gjuhën tonë edhe në Parlamentin e Maqedonisë, tha Ahmeti.

Ai theksoi se edhe mëtej do të dëshmohen me ndihmën e qytetarëve.

“Duhet patjetër, bashkarisht që t’i përfundojmë punët e filluara”, theksoi Ali Ahmeti në tubimin, në Bogovinë.

BDI paraprakisht kishte tubim edhe në Çellopek të Tetovës, ndërsa dje në sheshin e qytetit në Tetovë organizoi koncert.