Lajme Shqip Wednesday, 12 October 2011 11:37

Mitrovicë – Burime të Portalit LajmeShqip.com nga veriu i Kosovës, kanë bërë të ditur se takimi i mbrëmshëm i Borisllav Stefanoviqit dhe Goran Bogdanoviqit me disa përfaqësues të serbëve në veri të Kosovës, ka përfunduar me mosmarrëveshje të thella konfrontim fizik midis tyre.

Bogdanoviq e Stefanoviq janë përplasur shkaku i mosmarrëveshjeve midis tyre, për arsye të posteve që mbajnë në Qeverinë e Serbisë. I pari ka insistuar se fjala e tij është më me peshë se e të dytit, ngase është ministër në Qeverinë e Serbisë. Ndërkohë, Stefanoviq ka thënë se ai është i ngarkuar për bisedimet dhe se duhet të jetë më kredibil në secilin veprim.

Pas kësaj dhe përplasjeve të tjera midis tyre, Bogdanoviq e Stefanoviq kanë shkuar deri te konfrontimi fizik, që shënon edhe momentin më dramatik të përçarjeve të serbëve të veriut, pas zhvillimeve të kohëve të fundit, ka bërë të ditur burimi i portalit. (LajmeShqip.com)