Lajme Shqip Monday, 24 October 2011 10:59

Mitrovicë  – I ashtuquajturi ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka nxjerrë në shesh mospajtimet midis serbëve për zhvillimet në veri të Kosovës.

Burime të portalit, kanë bërë të ditur se, pas takimit të të ashtuquajturve kryetarë të katër komunave paralele serbe të veriut të Kosovës, me Presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, në Beograd, Bogdanoviq ka deklaruar se përfaqësuesit e serbëve në takim gjithmonë janë konstruktivë, kurse pas takimit opinionit e servojnë krejt tjetër gjë.

“Në takime ata janë shumë konstruktivë, kurse pas takimit, për mediat dhe opinionin ata deklarohen ndryshe, duke i servuar popullit të pavërteta”, ka deklaruar Goran Bogdanoviq, duke iu referuar takimit të katër të ashtuquajturve kryetarë të komunave serbe dhe të të ashtuquajturit kryetar i Qarkut të Mitrovicës, me Presidentin Tadiq. (LajmeShqip.com)